Aksidentet rrugore, tetë të plagosur
Dy aksidente rrugore me pasojë plagosjen e 8 personave kanë ndodhur mesditën e djeshme në Bulqizë dhe në Fier. Ngjarja e parë rrugore është regjistruar në aksin rrugor Fier-Ballsh, në kilometrin e dytë me drejtim nga Fieri, shumë pranë varrezave publike të qytetit. Sipas burimeve zyrtare të policisë së qarkullimit Fier, bëhet e ditur se një makinë tip "Mercedez benz", me targa FR2645C, është përplasur me një fuoristradë të tipit "Toyota", me targa BR0611B. Automjeti me targa të Fierit drejtohej nga Laura Konja, e cila udhëtonte me fëmijën e saj vetëm tre vjeç dhe ishte e pajisur me patentë amerikane. Kurse në makinën me targa të Beratit udhëtonte një çift bashkëshortësh. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur fëmija 3-vjeçar dhe çifti që udhëtonte me fuoristradën që po udhëtonte nga Berati për në drejtim të Fierit. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë për në spitalin e Fierit, nga ku mësohet se tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë është përcaktuar se shkaktare e aksidentit ka qenë një manovrim i gabuar i Konjës, ndaj së cilës policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë.
Vetëm pak orë më pas, në Rrugën e Arbrit, vetëm rreth 2 kilometër larg qytetit të Bulqizës, një autobus me targa DR7968D ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë janë plagosur 5 pasagjerë, të cilët janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Bulqizës. Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i një automjeti tip fuoristradë me targa të huaja. Rruga e Arbrit, e sapondërtuar, me parametra tejet cilësorë, bëhet për të dytën herë burim aksidentesh për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtojnë automjetet.