E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtronte prostitucion, pranga 53-vjeçares

Ofronte seks kundrejt shumave që varionin nga 200 deri në 500 lekë, ndërkohë që tashmë do të përballet me akuzën e "ushtrimit të prostitucionit". Një 53-vjeçare nga qyteti i Beratit ka rënë në pranga të policisë, pasi është arrestuar në flagrancë duke ofruar seks për klientin e radhës, në mjetin e tij në një zonë periferike. Selime M. u arrestua rreth orës 20:30 min të mbrëmjes të së martës, në afërsi të fshatit Moravë, në vendin e quajtur
"Karburanti i djegur". Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se gruaja, nënë e pesë fëmijëve, shfrytëzonte si vende takimi mjetet e tyre. 53-vjeçarja, banore e lagjes "Çlirim" të qytetit të Beratit, ka deklaruar për ekspertët e policisë se kushtet tejet e vështira ekonomike, e kishin detyruar të ushtronte prostitucion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›