E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna me vajzën e mitur shoqërohen për vjedhje

Nënë e bijë përfitojnë nga mungesa e vëmendjes së shitëses për të futur në çantë një sasi prej 15 metrash copë basme. A. I., 45 vjeçe, lindur në Korçë dhe banuese në Sukth bashkë me vajzën e saj 11 vjeçe kishin hyrë në një dyqan në rrugën "Reshit Petrela", në afërsi të Stacionit të Trenit në Tiranë. Nënë e bijë nuk kanë nguruar të dalin nga dyqani me 15 metra pëlhurë basme pa paguar paratë. Ato kanë shfrytëzuar një moment kur shitësja nuk e kishte mendjen tek ato, për të vjedhur mallin. Por vetëm pak momente më vonë shitësja ka konstatuar vjedhjen, duke lajmëruar menjëherë policinë. Efektivat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të gruas 45-vjeçare, ndërsa vajza e saj për të arsye të moshës së saj të mitur u la e lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›