E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes 17-vjeçari, dyshohet vetëhelmim

Mbërrin i vdekur në spital, mbetet ende enigmë shkaku i humbjes së jetës për 17-vjeçarin me inicialet E.K., banues i fshatit Shezë, të Peqinit. Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se rreth orës 02:30 të së mërkurës, është dërguar në spitalin e Elbasanit 17-vjeçari E.K, lindur e banues në fshatin Shezë, rreth 5 kilometra larg qytetit të Peqinit. I njëjti burim konfirmon se në vendngjarje u dërgua grupi hetimor, i cili nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e 17-vjeçarit. Sipas deklarimeve të marra familjarëve të tij, adoleshenti nuk kishte shfaqur probleme shëndetësore më parë. Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të vdekjes së 17-vjeçarit. Mendohet se bëhet fjalë për një vetëhelmim, por ende nuk është përcaktuar lloji i barit dhe doza e përdorur për vetëflijim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›