E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plumba policit pas sherrit per aksidentin ne bulevard

Durres- Perplasja e dy mjeteve ne bulevardin kryesor te qytetit te Durresit eshte bere shkak qe ngjarja te degjeneroje deri ne perdorimin e armeve te zjarrit ndaj punonjesve te policise. Drejtuesi i nje prej makinave te demtuara ka sulmuar kundershtarin e tij duke i kerkuar demshperblim, ndersa nderhyrja e nje prej punonjesve te policise nuk ka zgjidhur situaten e rende. Rezultati ka qene shkrepja e dy plumbave nga nje pistolete tip "Zastava" nga i dyshuari Shyqyri Tartari ne drejtim te uniformes blu, po per fat efektivi nuk eshte demtuar. Burime zyrtare te policise se Durresit konfirmuan lajmin per gazeten "KJ" dhe bene me dije se shpallen ne kerkim per "vrasje te mbetur ne tentative per shkak te cilesive te vecanta" te Tartarit. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e dy diteve me pare ne lagjen nr. 4, ne kohen kur mjeti tip "Opel Frontiera", me targa AF 310 J, prone e A.V., ku ndodhej edhe Shyqyri Tatari, eshte perplasur me nje automjet te parkuar ne ane te rruges me targa TR 0731 F, prone e G. P. Ne vendngjarje ka shkuar nje Patrulle policie qe ka kryer veprimet administrative. Por Tartari eshte kthyer ne vendin e ngjarjes duke i kerkuar demshperblim shoferit tjeter qe gjendej brenda nje lokali. Ne debat e siper ka tentuar ta nxjerre me force nga ambientet ku G. P., punonte. Nje efektiv i policise se Durresit ka nderhyre per te shmangur konfliktin. Tartari dyshohet se e ka fyer dhe kundershtuar uniformen, qe ka vepruar serish per te parandaluar agresionin e Tartarit qe ne kete moment ka nxjerre armen pistolete duke qelluar, por per fat efektivi nuk eshte demtuar. Edhe pas thirrjeve per t'u dorezuar, 34 vjecari ka vazhduar te qelloje ne largim e siper. Ndersa eshte paralajmeruar, Tartari ka hedhur armen dhe eshte arratisur.

K.J


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›