E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektori rreh babe e bir, shkak nje kazan rakie

Fier- Babai dhe i biri denoncojne inspektorin e policise ne zonen e Qenasit ne Fier per dhune fizike dhe psikologjike. Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ka nisur hetimet mengjesin e djeshem, ndersa shkak eshte bere kallezimi i ish-vjehrres se Perparim Muces pas divorcit te ketij te fundit, per vjedhjen e kazanit te rakise. Diten e djeshme, Agron dhe Perparim Muca kane marre takim me kreun e SHKB-se,Barjam Bashkshkurti, duke depozituar denoncimin ndaj inspektorit te krimeve Viktor M. Madje perparimi e demonstron ngjarjen duke treguar edhe shenjat e dhunes ne trup.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e se henes, kur Perparim Muca eshte shoqeruar per 5 ore ne komisariatin e Fierit si i dyshuar per vjedhjen e nje kazani rakie ne fshatin Qenas. Denoncimi eshte kryer nga ish-vjehrra e Perparimit, e cila ishte ankuar se i mungonte kazani dhe dyshonte tek dhendri i saj. I riu 25 vjecar tregon per gazeten 'KJ" se prej pak ditesh eshte ndare nga bashkeshortja e tij dhe eshte ne proces gjyqesor per divorcin. "Vjehrra ime kishte kryer denoncim se i kishte humbur kazani qe zien rakine dhe dyshonte se ia kisha marre une. Por une prej kater ditesh nuk kam levizur nga banesa ime ne lagjen "11 Janari" ne Fier. Por mesditen e se henes me vijne dy persona ne shtepi dhe me thone se donin kazanin e rakise qe i kisha vjedhur vjehrres", tregon Perparimi per gazeten.

Pasi u ka thene se nuk dinte gje, ka njoftuar policine per ndihme. Nje furgon me police dhe inspektori Viktr M., kane shkuar ne banesen e Mucajt duke e shoqeruar ne komisariat. "me futen ne komisariat, kurse im ate erdhi me vone. Inspektori me thoshte te tregoja ku kisha fshehur kazanin e rakise. Me pas nisi te me gjuante me grushta e shkelma dhe kjo situate zgjati per 5 ore, duke me bere edhe kercenime", vijon perparimi duke na treguar edhe shenjat e dhunes ne trup. Ngjarja nuk eshte mbyllur ketu, pasi edhe Agron Mucaj, babai i Perparimit, akuzon inspektorin se e ka goditur me grushte.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›