Fier, shtohen rastet e problemeve me lekuren
Stina e veres ka sjelle probleme me lekuren per shume fierake. Kjo pohohet edhe nga dermatologu i Poliklinikes qendrore te Fierit, i cili eshte shprehur se eshte shtuar numri i vizitave dhe i pacienteve qe kane paraqitur probleme me lekuren e tyre. Mjeku dermatolog Mikel Milloshi eshte shprehur se stina e veres dhe vecanerisht temperaturat e larta te ketyre diteve te fundit, rrezet e diellit, plazhet, mjedisi jane shkaqet kryesore te shtimit te rasteve me probleme ne lekure qe ne shume raste vijne edhe ne gjendje te renduar apo me infeksione te renda. "Rastet me te shpeshta te dy javeve te fundit kane pasur kryesisht infeksionet qe kane ardhur nga plazhi. Duhet thene se djegiet nga plazhi kane regjistruar me shume raste per Fierin. Djegiet e lekures kane qene te gradeve nga me te lehtat deri tek ato me te rendat. Duhet pasur kujdes kryesisht me femijet e vegjel, pasi ata jane me delikat ne kete drejtim pasi edhe lekura e tyre eshte me e bute. Ka shume vlere pra mbrojtja plazhi. Mbrojtja e lekures si e femijeve dhe e te rriturve duhet patjeter te jete me faktor nga 50 deri ne 90 plus. Edhe moshat me te medha duhen mbrojtur, pasi edhe lekura e tyre, ne baze te rasteve qe na kane ardhur ne poliklinike, ka qene shume e ndjeshme ndaj rrezeve", ka thene mjeku dermatolog Mikel Milloshi. Gjithashtu ai shpjegon se gjate ketij sezoni ka pasur dermatite te ndryshme. "Kemi pasur nje fluks shume te madh pacientesh ne lidhje me dermatitet. Por, raste te shumta kemi pasur edhe nga alergjite pasi preken lloje te ndryshme bimesh apo barerash. Rasti me tipik ne kete periudhe kohe qe sjell probleme me lekuren ka qene prekja e grurit. Kane ardhur shume paciente te cilet kane korrur dhe punuar ne siperfaqe me grure dhe pasi kane dale ne diell, kane pasur probleme me lekuren", thote dermatologu.
Xh. B.
Xh. B.