Formulari i Pasaktesive, pas rezultateve te Matematikes
Formulari i Pasaktesise do te publikohet per te gjithe maturantet pas shpalljes se rezultateve te Matematikes. Sipas burimeve nga AVA, ky formular eshte pergatitur per te evidentuar ndryshimet qe duhen bere per nje maturant, ne rast se ai konstaton se te dhenat e tij nuk jane hedhur te sakta dhe ka kontestime mbi llogaritjen e pikeve te kryer nga APRIAL-i. Formulari eshte shume i thjeshte per t'u plotesuar. Ne pjesen e pare kandidati do te kete te detyrueshme te plotesoje te dhenat per rrethin, bashkine/komunen, shkollen dhe ID-ne e tij. Ne cdo kuti do te shkruaje vetem nje shkronje ose nje numer. Shkronjat duhet te jene kapitale dhe numri me shifra arabe. Keto te dhena jane te domosdoshme per identifikimin e maturantit, i cili konstaton pasaktesi ne te dhenat e tij. Ne pjesen e dyte, ne seksionin "Si ishte", kandidati ka te detyrueshem te plotesoje te gjitha te dhenat si: Emri, atesia, mbiemri, datelindja, nota mesatare, ashtu sikurse edhe vepron ne Formularin A2. Ne seksionin "Si behet", do te plotesohen vetem ato te dhena ku kerkohet ndryshimi: P.sh. nese kerkohet ndryshim tek emri, te rreshti emri shkruhet si duhet emri i sakte. Mund te ndodhe te kerkohen dy ose me shume ndryshime: p.sh. edhe datelindja, edhe nota mesatare. Pasi kerkesa per ndryshimet te jete plotesuar me kujdes, maturanti shkruan emrin, mbiemrin dhe firmos ne vendin perkates. Te gjitha ndryshimet qe maturantet do te kerkojne, duhet medoemos te konfirmohen nga mesuesi kujdestar, drejtori i shkolles, si dhe nga drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale ose Zonale Arsimore, sipas rastit konkret.