Aksidentet, vdesin dy persona
Dy persona kanë humbur jetën ditën e djeshme, si pasojë e aksidenteve në Tiranë. Viktimat janë një fëmijë 11-vjeçare L.C. dhe një adoleshent A.R., 17 vjeç.
11-vjeçarja ishte duke kaluar për në anën tjetër të rrugës, kur është aksidentuar nga shtetasi Luan Gjuzi. 49-vjeçari ditën e djeshme rreth orës 20:00, duke qarkulluar në autostradën Vorë-Tiranë përballë “Coca-Cola”, me automjetin e tij tip “Benz”, me targa TR 2274 F, ka goditur këmbësoren L.C., 11 vjeç, banuese në Tiranë. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka bërë edhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi. Në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal. Gjithashtu ditën e djeshme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Fjorin Avni Vishe, 23 vjeç, lindur dhe banues në Sauk, Tiranë. Arrestimi i tij u krye, pasi dje rreth orës 18:00, duke qarkulluar në Sauk të Ri në qendër, me motorin e tij tip “Jamaha”, me targa TR 421 C, si pasojë e humbjes së drejtimit të lëvizjes, është aksidentuar pasagjeri i tij, shtetasi A.R., 17 vjeç, i cili është përplasur në pjesën ballore të maskarinos së automjetit tip “Benz 240” me drejtues shtetasit K.B. I dëmtuari u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku pas disa orësh ka gjetur vdekjen. Në vendin e ngjarjes nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Aksidenteve Rrugore u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.
Tiranë, arrestohen dy persona, akuzohen për vjedhjen e një makine
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e një automjeti. Kështu, ditën e djeshme nga specialistët e Seksionit Kundër Vjedhjeve të Automjeteve u krye arrestimi në flagrancë i shtetasve, Fatjon Myrteza Halili, 20 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe Sokol Riza Sula, 21 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz, Tiranë. Sipas burimeve të policisë, arrestimi i tyre u krye, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë vjedhur me dhunë automjetin tip “Benz 300”, pronë të shtetasit K.K., banues në Tiranë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal.