E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, identifikohet viktima e gjetur pranë portit

Policia ka arritur që të identifikojë personin që u gjet i vdekur në afërsi të murit rrethues të portit detar të Durrësit. Ai është Rrahman Hyka, 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15 të këtij qyteti. Sipas hetimeve të para dhe bisedave me familjarët e viktimës, rezulton se 44-vjeçari Hyka ka dalë nga banesa e tij rreth orës 06:00, ndërkohë që trupi i viktimës u gjet rreth orës 09:45, 4-5 metra larg bregut të detit, në pjesën e jashtme të murit rrethues perëndimor të portit detar të Durrësit. Policia ka nisur nga puna për të gjetur edhe arsyen e kësaj vdekjeje. Sipas hetuesve, janë dy pistat që po hetohet, ajo e mbytjes aksidentale, si dhe ajo e vetëmbytjes. Aktualisht trupi i 44-vjeçarit ndodhet në morgun e spitalit rajonal të Durrësit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›