E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregu i fruta perimeve, pak blerje nga pushimet

Çmimet e produkteve në tregjet e frutave dhe perimeve, po ulen çdo ditë e më shumë. Fakti se pothuajse të gjitha produktet tashmë janë vendase ka ndikuar që çmimet të jenë të ulëta dhe të pershtatshme për klientët. Tregtarët shprehen se kërkesa nga ana e blerësve është mesatare, prandaj ata janë të kujdesshëm që të mos furnizohen me shumicë , në mënyrë që produktet të mos prishen. Pothuajse të gjitha çmimet e frutave kanë pësuar një rënie pre 10 apo 20 lekësh .
Çmimi i perimeve gjatë kësaj jave nuk ka ndryshuar, megjithatë keto çmime nuk janë të larta. Por njëri nga shitesit e perimeve te pazari i ri , është shprehur se largimi i njerëzve për pushime nëpër plazhe dhe pishina ka ndikuar që kërkesa e blerësve të mos jetë shumë e madhe .
Prodhimet e vendit kanë bërë që gjatë këtyre muajve produktet përgjithsisht të jenë të bollshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›