Aksidentet vrasese, dy vdesin, tre te plagosur
Dy te vdekur dhe tre te plagosur, mes te cileve dy femije, eshte bilanci i kater aksidenteve te ndodhura brenda 24 oreve ne Fier, Puke, Lac dhe Librazhd. Aksidenti i pare ka ndodhur ne rrugen Fier-Berat. Ajol Kotherja, 20-vjec, ka gjetur vdekjen teksa udhetonte me motociklete, pasi u perplas nga kamioni i tonazhit te rende me targa FR 1749 B, ne afersi te fshatit Zharrez. Shkak dyshohet shpejtesia e madhe dhe mungesa e ndricimit. Ne aksin Qafe Mali-Bajram Curri ne rrethin e Pukes, ne vendin e quajtur Arrez-Miliska, nje trajnel ka perfunduar ne gremine, oret e para te mengjesit te djeshem. Per pasoje drejtuesi Gajur Dervishi, 45-vjec, qe transportonte hekur ne drejtim te Tiranes, ka humbur jeten. Ne superstraden Lac-Lezhe, ndodhen dy aksidente me pasoje po kaq te plagosur, ne afersi te Fushe-Milotit, 30 vjecari Fatjon S., dhe nje femije 11-vjecar me inicialet F. C., nga Kosova. Ngjarja e fundit ka ndodhur ne Librazhd, kur vajza e mitur, L. M., 8-vjece, u perplas nga nje makine emigranti me targa greke dhe ndodhet ne gjendje te rende per jeten.