E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje ne pranga, vadiste hashashin

Operacionet e koduara antikanabis, cojne policine ne korrjen e 2.500 rrenjeve hashash ne zonat e Krujes dhe Gjirokastres. Por uniformat blu kane mundur te arrestojne vetem nje person, ndersa zbuluan 8 parcela te mbjella. Ne zonat malore te Krujes, u korren dhe me pas asgjesuan me zjarr 2.200 bime narkotike ne fazen e pjekjes, kurse ne dy komuna te Gjirokastres rreth 300 rrenje kanabis. Ne Kruje numri i pergjithshem i bimeve te asgjesuara, shkon ne 15 mije rrenje vetem gjate muajit korrik. Burime zyrtare thane se operacionet e koduara "Kunaora 09" dhe "Kroi i Gjarprit" u zhvilluan ne fshatrat Nikel, Mafsheq dhe Shqeze, te komunes Cudhi, Ne kete zone u zbuluan 4 parcela me nga 88, 256, 957 dhe 650 rrenje kanabis qe u dogjen ne zjarr. Kurse ne komunen Antigone te Gjirokastres, uniformat korren gjate operacionit "Hija e Zeze" 3 parcelat me bime narkotike, mes shkurreve. Ne pranga u vu i dyshuari 45 vjecar, Ajet Shehu, banor i fshatit. Burime zyrtare thane se Shehu, u kap duke vaditur drogen.

A. B/B. K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›