E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vrava per t'u vetembrojtur"

Tirane- Autori i dyshuar per vrasjen e ndodhur mesditen e se dieles ne kryeqytet, pas sherrit per nje femer, eshte vene ne pranga nga uniformat blu. Bashkim Qefalia, u kape dje ne nje banese ne periferi te Tiranes, ku ai perpiqej t'i fshihej drejtesise. Sipas burimeve zyrtare nga policia, arrestimi i shoferit te furgonit qe bente linjen Kamez-Tirane, eshte kryer pas kontrolleve te shumta ne banesat e te afermve dhe rrethit shoqerore te tij. Gjate marrjes ne pyetje 38-vjecari i dyshuar, ka deklaruar se kishte qelluar mbi 26-vjecarin Artan Allushi, per vetembrojtje. Gjate perleshjes ai plagosi vellain dhe xhaxhain e te ndjerit, Nertil dhe Kujtim Allushi.

"Me kane zene ne prite dhe me kane qelluar te paret, kurse une kam reaguar. Gjithcka e kam bere per t'u vetembrojtur", kjo ka qene deklarata e Qefalise gjate marrjes se tij ne pyetje ne Drejtorine e Policise se Tiranes. Dy dite me pare, policia e kryeqytetit arrestoi ne flagrance bashkepunetorin e Qefalise, Isa Lushen, i cili sipas hetuesve dyshohet ta kete ndihmuar 38-vjecarin, qe te largohej nga vendi i ngjarjes. Krimi per te cilin akuzohet Qefalia dhe Lusha, ka ndodhur pese dite me pare ne afersi te Doganes se Tiranes, ne Laprake. Sipas hetimeve te kryera, mesohet se nje fugon qe ka ndaluar prane nje lokali, ndersa tre persona, mes te cileve dy te rinj, kane nisur te debatojne me shoferin e mjetit, i cili ishte i dyshuari si autor i krimit, Bashkim Qefalia. Xhaxhai dhe niperit e tij, i kane kerkuar shpjegime Qefalise per ngacmimin e vajzes. Por, situata ka degjeneruar ne kercenime fizike si dhe perleshje, mes tre personave dhe vete te dyshuarit si autor. Gjate sherrit eshte qelluar tre here me arme, ku ka mbetur i plagosur xhaxhai se bashku me dy niperit e tij. Viktima Artan Allushi nuk mundi dot te shpetoje, nderkohe qe Kujtim dhe Nertil Allushi, u plagosen rende. Menjehere pas krimit, Qefalia mundi te largohej nga vendi i ngjarjes, i ndihmuar nga shoku i tij Isa Lusha, i cili ndodhej i pranishem ne momentin e krimit. Ne ditet ne vazhdim Gjykata e Tiranes, pritet te caktoje edhe masen e sigurise ne ngarkim te Qefalise dhe te Lushes. Grupi hetimor beri te ditur se 38-vjecari, akuzohet per kryerjen e veprave penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese" si dhe "prodhimi dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe e municionit".

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›