E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rastet e renda, nga aksidentet rrugore dhe ujore"

Sonila Isaku

Kjo vere, ka shenuar numer rekord te aksidenteve ne Spitalin Ushtarak. Cdo dite ne Qendren Kombetare te Traumave paraqiten raste te renda dhe kryesisht, aksidentet ne rruge. Por gjate diteve te fundit, kur ka arritur kulmi i sezonit turistik, eshte rritur edhe numri i pacienteve te cilet kane pesuar aksidente ne plazh. Sipas shefit te Qendres se Traumes ne Spitalin Ushtarak, deri diten e djeshme kane qene te shtruar ne reanimacion 12 paciente, te cilet kane pesuar aksidente ujore.

Aksidentet

Piku i sezonit turistik, ka shtuar fluksin e qarkullimit te automjeteve e per pasoje dhe te aksidenteve rrugore me pasoje vdekjen. Tashme gjeografia e vendndodhjes se tyre, eshte zgjeruar ne pothuajse gjithe akset kryesore te vendit, duke nisur qe nga autostrada Tirane-Durres. Ne kete rruge, vetem gjate ketyre diteve kane humbur jeten 7 persona. Por, Qendra Kombetare e Traumes ne Spitalin Ushtarak, pret te aksidentuarit nga i gjithe vendi. Kirurgu Fatos Olldashi, thote se ndryshe nga nje vit me pare eshte rritur numri i te aksidentuarve, jo vetem nga aksidentet rrugore por dhe ato ujore. "Ndryshe nga vitet e kaluara, kur haseshim vetem me fluks te pacienteve te cilet kishin pesuar aksidente rrugore, kete vit ka nje tjeter risi. Shume paciente qe jane sot ne reanimacion apo ne pavijone, kane pasuar nje aksident gjate pushimeve, per shkak te hedhjeve me koke nga lartesite", ka pohuar Olldashi. Sipas tij, 5 prej tyre kane mbetur te paralizuar kurse pjesa tjeter, ka probleme te renda ne shendet.

Ngjarja

Te rinjte jane te moshave 16 deri ne 18-vjec dhe kane qene duke bere plazh, ne vende te ndryshme. Dy prej tyre kane qene duke u lare ne plazhin e Durresit, nje ne Shkoder, Vlore dhe Permet. Ata jane zhytur me koke ne ujin e pishinave dhe ne det, ku nga uji i ceket, kane ndodhur komplikacione ose goditje ne pjeset e trupit, cka ka sjelle dhe pasoja teper te renda te gjendjes shendetesore. Pas marrjes se ndihmes se menjehershme nga mjeket, ata jane nisur per ne Spitalin Ushtarak per te marre mjekim me te specializuar. Por, specialisti Olldashi, shpjegoi se gjendja e tyre edhe pas operacionit eshte e rende dhe ata do te mbeten te paralizuar. Duket se pakujdesi ne plazhe, ka sjelle viktimat e para te sezonit verore, ku ne disa raste jane regjistruar te demtuar apo persona te mbytur ne ujerat e Adriatikut apo detit Jon. Aksidentet e ndodhura ne plazhe, jane bere nje situate e zakonshme gjate sezonit te veres. Dhe ne shumicen e rasteve, ato vijne nga pakujdesia e personave.

Ndihma e pare

Te dhenat tregojne se shumica e te aksidentuarve vijne ne spital, ne gjendje te rende pasi mungon ndihma e pare mjekesore. Aktualisht kapacitetet ne Qendren e Traumes, jane ne kufijte e limiteve te tyre. "Ajo qe vihet re tek pacientet, eshte se pjesa me e madhe e tyre nuk marrin ndihmen e pare ne spitalin me te afert. Por edhe autoambulancat edhe kalimtaret e rastit, i sjellim menjehere ketu tek ne. Nese ata trajtohen nga mjeket sa me shpejt, mund te rikuperojne nje pjese te problemeve qe shfaqen nga aksidentet", pohon Olldashi. Mjeket e Spitalit Ushtarak kerkojne respektimin e sistemit te referimit, pasi te gjitha spitalet e qyteteve, referojne pacientet drejt Tiranes e kryesisht drejt Spitalit Ushtarak.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›