E Diel, 1 Nëntor 2026

Besimtaret bektashinj festojne sot Diten e Sulltan Novruzit

Besimtaret bektashiane, festojne sot Diten e Sulltan Novruzit e cila konsiderohet  si dita e ringjalljës së madhe. Ne kete ngjarje te shenuar, perkujtohet ditelindja e Imam Aliut. Kjo ditë në Shqiperi, kremtohet si feste kombetare prej disa  vjetesh.  Me kete rast, gatuhet ushqim karakteristik, nderkohe qe festa e Sultan Novruzit per bektashinjte simbolizon dhe ardhjen e stines se pranveres. Një urim për besimtarët bektashinj ka ardhur nga presidenti Topi i cili përmes një mesazhi dërguar Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhit uroi besimtarët bektashinj shqiptarë kudo ndodhen për Festën e Sulltan Novruzit.
"Në këtë ditë të shenjtë e të rëndësishme për paqen, ripërtëritjen dhe frymëzimin shpirtëror, në këtë ditë të madhërishme besimi për të gjithë ju, besimtarë bektashinj shqiptarë kudo ndodheni, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të mira dhe përzemërta! Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit! Paçi ngahera lumturi, harmoni, begati, mirësi e dashuri në familjet tuaja!Populli shqiptar ka dëshmuar gjithmonë virtytet më të mira të tolerancës, mirëkuptimit dhe respektimit të besimit të njëri-tjetrit, duke qenë bashkë sidomos në ditët e shënuara. Ndër shekuj ne kemi treguar se jo vetëm kemi trashëguar, por edhe se do të përcjellim tek brezat që vijnë ndjenjën e besimit, shpresës, të sakrificës e të vetmohimit të ndërgjegjshëm për të mirën tonë të përbashkët, duke i dhënë kështu një kontribut të vyer të ardhmes së Shqipërisë, që ajo të jetë sa më e fortë, krenare dhe dinjitoze" shkruan Topi në mesazhin e tij.

Një komunitet prej  200 mijë njersish në mbarë  botës festojnë  Novruzin. Azhornuar së fundi ( e martë , 22 mars 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›