E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, Prokurorët nisin hetimet

Ekspertë dhe prokurorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku kanë kryer matjet dhe mbledhjen e të dhënave për ngjarjen, ku pas analizimeve do të arrihet në konkluzionin e shkaqeve të aksidentit. Shkaku kryesor deri më tani për aksidentin tragjik është mungesa e frenave apo dëmtimi i tyre, çka e ka bërë të pamundur frenimin në kthesë.

Autobusi është prodhuar në vitin 1988 dhe sipas kontrollit teknik ishte brenda parametrave. Mjeti i udhëtimit i përkiste shoqërisë "Llixha 2001", administratori i të cilës ka deklaruar se të gjithë studentët ishin të siguruar dhe pas përcaktimit të shkaqeve nga ekspertët teknikë, do të jepen shpërblimet për të studentët. 

Ngjarja ndodhi të hënën rreth orës 16:15 minuta në vendin e quajtur Qafa e Vishës, ku autobusi me targa të Elbasanit me drejtues shtetasin Pëllumb Çela, 55-vjeç,  doli nga rruga duke përfunduar dhjetëra metra në humnerë. Në autobus po udhëtonin edhe mbi 30 studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. /Start/

                                                                                             2012-05-22 12:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›