Aksidenti; Shkrepja e pavullnetshme e çiftes, plagoset 27-vjeçarja
Një 27-vjeçare është plagosur nga gjyshi i saj, pasi arma e këtij të fundit bëri shkrepje të pavullnetshme. Sipas burimeve të policisë, 83-vjeçari Hamit Suta po udhëtonte me djalin dhe mbesën e tij, e me vete kishte armën e gjakut me leje. Pa dashje, duke e mbushur këtë të fundit, arma është shkrepur, duke lënë të plagosur mbesën. Menjëherë ndaj 27-vjeçares është dhënë ndihma e parë, duke e çuar atë në spital. E reja ka marrë plagë në trup, por pas ndërhyrjes së mjekëve, ajo ka kaluar gjendjen e vështirë për jetën. Në vendngjarje ka shkuar dhe policia, e cila ka marrë dëshmitë e para në lidhje me këtë ngjarje. Materialet ndaj këtij incidenti i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “plagosjes së lehtë nga pakujdesia”.