Aksidenti ajror: Midis 153 viktimave edhe një çift të sapomartuarish
Një çift të sapomartuarish të cilët jetonin në Londër, kanë humbur jetën në aksidentin tragjik të Madritit midis 153 viktimave të avionit.Ronaldo Gomes Silva dhe Ianina Celisdoizoyki do të vizitonin familjen e saj në Ishujt Canary pasi kishin bërë një dasëm të madhe në Brazil këtë muaj. Ata ishin të rinj dhe me plane për jetën, por endrra e tyre u nderpre tragjikisht ne aksidentin ajror te dy diteve me pare ne Madrid, kur avioni shpertheu duke lene te vdekur 153 persona te bordit.Të afërmit tregojnë se Ronaldo kishte arritur në Londër në vitin 2004 ku kishte gjetur punë dhe ishte dashuruar me Ianinën.
Motra e tij Rosana tregon për mediat se para udhëtimit të tij të fundit ai i kishte thënë se do të kthehej në Londër për të vazhduar jetën e tij martesore dhe të bëhej kështu një “Europian”.
Vëllai i tij, i cili jeton në Londër, pritet të arrijë në Madrid ditën e sotme për të bërë identifikimin trupave. Ai do të jetë midis qindra të afërmish që mes lotësh identifikojnë trupat e humbur të të dashurve të tyre.
Vetëm 19 vetë arritën ti mbijetonin aksidentit ajror në aeroportin e Madririd, dhe 5 prej tyre mendohet të jenë në gjendje shumë të vështirë për jetën.
Një video që ka xhiruar nisjen e avionit Spanair JK 5022 tregon se si ai ka humbur energji shumë të madhe në përpjekje për të fluturuar në qiell.
Në një lartësi prej pak metrash avioni duket të ketë humbur energji dhe u anua në një anë, dhe krahu i tij arrin tokën. Disa sekonda më vonë avioni digjet në flakë.
Klipi i xhiruar jep pamje të qarta për investiguesit por kutia e zezë është ajo që do të japi një arsye të saktë për rrëzimin e avionit. Konkluziont do të dalin paksa me vonesë pasi njëra prej kutive të zeza është dëmtuar.