Zjarr në Linzë, rrezikohen 3 shtëpi
Tiranë - Një zjarr i madh po rrezikon seriozisht 3 shtëpi dhe pyjet në kodrat e Linzës. Zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit dhe është përhapur me shpejtësi prej temperaturës së lartë dhe shkurreve të shumta. Forca të shumta policie dhe 2 zjarrfikëse janë përqendruar në zonë për të shuar flakët por vështirësia për është e madhe për shkak të terrenit të thyer malor. Në vendngjarje ka shkuar edhe vetë drejtori i Shërbimit të Zjarrfikësve ndërkohë që kanë dalë për të ndihmuar edhe banorë të zonës të trembur për shtëpitë e tyre. Nga te dhenat paraprake, mesohet se jane djegur me shume se 1 ha me shkurre ne gjithe zonen. Mendohet se jarri te jete vene nga banore te zones, pasi nuk eshte hera e pare qe ndodh kjo situate ne kodrat e Linzes.