E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pranon: Durrës - Kukës -Morinë me kosto shumë të lartë

Qeveria shqiptare ka pranuar se kosto e rrugës Durrës – Kukës- Morinë  do të kushtojë shumë më tepër se sa kontrata fillestare prej 418 milionë eurosh.

Kështu në një letër që qeveria shqiptare i ka dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtar është pranuar fakti se kosto e rrugës do të jetë 200 milionë euro më shumë se sa projekti fillestar.

Superstrada, që do të lidhë portin e Durrësit me Kosovën, është investimi më i madh publik prej shumë dekadash, por është argumentuar shpeshherë për korrupsion dhe parregullsi të mëdha.

Kryeprokurorja Ina Rama është duke hetuar rreth parregullsive në tenderin për ndërtimin e rrugës, i cili është fituar nga konsorciumi Amerikano- turk, Bechtel – Enka.

Ish-prokurori Theodhori Sollaku filloi një investigim vitin e kaluar për parregullsitë e tenderëve të kësaj rruge.

Investigimi u pasua me një kërkesë të Sollakut për heqjen e imunitetit të ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha, i cili ishte Ministër i Transporteve në kohën që u zhvillua tenderi për këtë rrugë.

Imuniteti i Bashës u hoq nga parlamenti në fund të Dhjetorit.

Disa javë më vonë, presidenti Bamir Topi hoqi nga detyra Sollaku, dhe emëroi Ina Ramën në vend të tij.

Mësohet se  zyrtarë të tjerë që kanë qenë pjesë e departamentit të rrugëvë në Minsitrinë e Transportit janë nën investigim sëbashku me Bashën.

Burime nga prokuroria e Tiranës kanë thënë se rasti kundër zyrtarëve të cilët ishin direkt të përfshirë në tendera është shumë i qartë, ndërkohë që përfshirja në çyshtej e ministrit është më komplekse.

Basha nga ana tjetër e ka quajtur investigimin me karakter politik, dhe është i iniciuar nga Sollaku, ndërkohë që Rama po ndjek punën e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›