Kosovë, mbi 50 % e kompanive të privatizuara
Që nga viti 2003 e deri tani Kosova ka mbyllur privatizimin e më shumë se gjysmës së kompanive në vend. Ndërkaq, një nga partnerët kryesorë në zhvillimin ekonomik të saj, është bërë Shqipëria nëpërmjet projekteve të ndryshme në bashkëpunim me BB.
Procesi i privatizimit në Kosovë filloi në maj të vitit 2003, dhe sigurisht pa miratimin e Beogradit zyrtar në një kohë që si atëherë ashtu edhe tani, sidomos pas shpalljes së pavarësisë Shqipëria është bërë pjesë e ekonomisë kosovare nëpërmjet projekteve të ndryshme në bashkëpunim me BB dhe entet e tjera financiare. Procesi i privatizimit në Kosovë vazhdon ende, pavarësisht parashikimeve dhe deklaratave se do të mbyllej në fund të këtij viti. Pavarësisht kundërshtimeve nga Beogradi janë privatizuar më shumë e gjysma e institucioneve të Kosovës. Si Kosova ashtu edhe UNMIK-u nuk i janë përgjigjur asnjërës prej thirrjeve të Serbisë e cila si atëherë ashtu edhe tani e konsiderojnë kosovën pjesë të Serbisë. Në vitin 1999 kombet e bashkuara në kosovë pezulluan ligjin që lejonte çdo lloj forme privatizimi të pronës, në një kohë që pronarët e dëmtuar, në atë kohë duhet të apelonin në gjykatë për të gjetur të drejtat e tyre. Nga të dhënat paraprake, kompanitë serbe zotërojnë 1218 ndërtesa në Kosovë, duke përbëre rreth 50 % të biznesit privat.