E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Anglia trafikanti i drogës

Një trafikant droge i dënuar me 13 vjet heqje lirie nga gjykata Shqiptare është ekstraduar sot nga Anglia. Ekstradimi i tij u bë nga Interpol Tirana në bashkëpunim me policinë britanike. Mësohet se 28 vjeçari, Armand Bogdani, nga Librazhdi është dënuar me 13 vjet burg nga gjykata e Gjirokastrës, për veprën penale të "trafikimit të lëndëve narkotike, e  mbetur në tentativë"  dhe "falsifikim të vulave, stampave ose formularëve".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›