E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti ajror ne Nepal faji i pilotit

Aksidenti ajror i ndodhur ditën e premte në Nepal ku humbën jetën 19 persona, mes të cilëve nëntë britanikë, ishte një gabim i pilotit.
Në këtë përfundim kanë arritur hetuesit vendas. Sipas hetimeve te forcave policore, pasi helikat e njërit prej motorëve të avionit u godit nga një shqiponjë, piloti ndërmori një trajektore të rrezikshme në një lartësi të ulët. Manovra rezultoi e gabuar dhe avioni u përplas .
“Pas goditjes së njëri prej motorëve nga një zog i madh, piloti u përpoq të kryente një manovër të pamundur në atë lartësi në të cilën ndodhej avioni”, tha ministri nepalez i transportit. Ngjarja e rende ndodhi vetem pak minuta pas nisjes se avionit . BBC ben me dije se.
Aksidentet ajrore që përfshijnë avionë të vegjël nuk janë të rralla në Nepalin malor.
Në maj, 15 vetë u vranë kur një avion u rrëzua duke u përpjekur të ulej në një aeroport në veri të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›