Fox News kerkon ndjese pas transmetimit live te nje vetevrasjeje

Televizioni amerikan Fox News kërkoi ndjesë për transmetimin e drejtpërdrejtë të një vetëvrasjeje. Kameramanët po filmonin një ndjekje të policise në Feniks, te Arizona, një ngjarje kjo e cila përfundoi tragjikisht.
Shoferi i mjetit zbriti nga makina dhe i drejtoi armën vetes. Edhe pse gazetari Shepard Smith i kërkon regjisë të trasmetohen reklamat, në televizion ishte shfaqur një vetëvrasje.
Kamerat e Fox Neës, në helikopterin e televizionit po transmetonin ndjekjen e një personi të armatosur, i dyshuar për vjedhjen e një makine përpara një restoranti të Feniksit. Një operacion që po zgjaste prej 90 minutash, në autostradën 10. Thuajse 100 km larg Kalifornisë i dyshuari ndalon makinën, zbret prej saj dhe qëllon veten me pistoletë. Pas përfundimit të reklamave, Smith i kërkon ndjesë telespektatoreve që nuk mundën të ndërpresin skenën tragjike.
Pas kësaj televizioni konfirmoi vdekjen e të dyshuarit në faqen e saj të internetit. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ende nuk është mësuar identiteti i tij. Por pavarësisht kësaj apologjie, video u hodh në rrjet. Analistët e televizioneve të cilët thanë se "nuk ka ndjesë për çfarë u pa në ekran. Sa herë që në dukje televizionet kërkojne ndjesë, nuk është se nuk shijojnë një rritje të audiencës- thonë ata" edhe pse kjo nuk është hera e parë që televizioni amerikan transmeton pamje të tilla live.