E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenerali interviste per CNN lavderon Asadin

“Assad është një njeri i mirë, por kriza e ndryshoi plotesisht ate ”. Është ky rrëfimi i dhënë për CNN nga gjenerali Manaf Tlas i cili për vite me radhë në krah të djathtë të Assad si miku i tij më i ngushtë. Në muajin korrik ai vendosi të braktisë vendin e tij dhe shkak për këtë u bë dhuna brutale e autoriteteve ndaj protestuesve.
Gjenerali, djali i një ish-ministri të mbrojtjes, thotë se e mban mend shumë mirë momentin kur vendosi të dezertojë.
“Mësova për dhunën ndaj qytetarëve në të njëjtën mënyrë sic mësoi e gjithë bota, nëpërmjet videove amatore të postuara në Youtube. Pashë ekzekutimin me plumb në kokë të qytetarëve në qytetin e Baniyas në perëndim të Sirisë. Në atë moment vendosa veten në vend të një qytetari. Që nga ai moment, s’mund të jem më mik me Assad”, rrëfehet ish-ushtaraku i lartë sirian.“Gjatë një bisede private me të u përpoqa t’i them se duhej të lëshonte dicka për popullin, se kishte një pranverë arabe rreth e rrotull që kishte përfshirë rajonin. I thashë që t’i duhet të bëhesh pjesë e kësaj dhe të demokratizosh vendin. Por ai refuzoi”, shton më tej gjenerali në intervistën dhënë për CNN.
Manar Tlas braktisi Sirinë në muajin korrik të këtij viti, pas muajsh të tërë përshkallëzimi të konfliktit që u ka marrë jetën mbi 22 mijë personave sipas OKB-së. Aktualisht ish ushtaraku strehohet në France ndërsa CNN nuk bën me dije vendbanimin e tij për arsye sigurie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›