Vijon te mbetet e tensionuar situata ne Libi
Rreth 200 protestues kanë pushtuar rrugët e qytetit Bengazi në Libi, në mbështetje të ekstremistëve të Ansuar al-Sharia, grupi i militantëve që mendohet se qendron pas vrasjes së diplomatëve amerikanë, përfshirë këtu edhe ambasadorin Chris Stevens. Situata në vend vijon e tensionuar që pas protestave kundër filmit anti islam që ndezi dhe zemërimin e myslimaneve.
Protestuesit hodhën në erë disa makina para godinës lokale të Ministrisë së Brendshme në Bengazi. Përleshjet zgjatën për disa orë, ndërkohë që forcat e qeverisë revolucionare shmangën përdorimin e armëve të zjarrit.
Nga incidenti dhe përleshjet nuk u regjistruan viktima, ndërsa në Bengazi mbetet ende tensioni, kaosi dhe ndjenja anti amerikane.