“Takimi Nano-Meta tregues dëshpërimi”
23/06/2009 Reagimi i Veliajt
Takimi mes ish-kreut të PS-së Fatos Nano dhe kreut të LSi-së Ilir Meta solli reagimin zyrtar të njërës prej partive pjesë e koalicionit “Bashkë për Ndryshim”, konkretisht të “G-99”. Drejtuesi i këtij grupimi, Erion Veliaj, reagoi dje pas mesditës në lidhje me një takim të tillë gjatë një vizite të zhvilluar te një ndërmarrje fasonësh në qytetin e Vlorës. Në gjykimin e tij, ky takim është një tregues i një dëshpërimi të thellë të tyre. “Tashmë duket fare qartë se 5 ditë para zgjedhjeve të ndryshimit të madh ish-kryeministrat dhe Sali Berisha janë në një dëshpërim të thellë”, - vuri në dukje Veliaj. Njëkohësisht, po në këtë linjë, kreu i “G-99” i kujtoi kryetarit të LSI-së se e ka harruar me këto veprime kauzën e vetë partisë që ai drejton, duke bërë kështu ortakëri me Nanon dhe Berishën. Drejtuesi i “G-99”, i cili ishte në këtë takim me fasonët bashkë me kandidatin e “G-99” në Qarkun e Vlorës Genc Kojdheli, nënvizoi për të gjithë shqiptarët se “vota për Nano-Metën është votë për Berishën”. Për këtë arsye, Veliaj shprehu bindjen se “pas 5 ditësh ne do ndahemi nga pushteti i 3 kryeministrave për të punuar më në fund për 3 milionë shqiptarë”. Ndërkohë kupola rozë vendosi të mos bëjë asnjë deklaratë zyrtare pas zhvillimit të kësaj tryeze, pjesë e së cilës ishte ftuar të merrte pjesë dhe kreu socialist Edi Rama. Por gjatë përgjigjes së dhënë përpara se të zhvillohej takimi Rama pati deklaruar se “këtu nuk bëhet fjalë për fatin e karrierës së secilit prej nesh, apo të atyre që mungojnë, këtu bëhet fjalë për stabilitetin e vendit, bëhet fjalë për fitoren e opozitës dhe të së majtës progresiste, bëhet fjalë për të mbushur atë mision historik që e majta e ka ndërmarrë prej një kohe të gjatë, duke nxjerrë mësime nga e kaluara”.