Aksidenti, dy të vdekur dhe tre të plagosur nga përplasja e dy makinave
Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e djeshme. Sipas burimeve nga policia, në aksident janë përfshirë dy automjete të llojit “Mercedes-Benz”, me targat TR 8959 A dhe SH 0252 E. Si pasojë e përplasjes së mjeteve, dy drejtuesit e tyre kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë që tre persona të tjerë kanë marrë dëmtime të shumta dhe janë dërguar për të marrë ndihmën e parë në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Policia shkoi në vendngjarje dhe ngriti një grup pune për të hetuar shkaqet e aksidentit. Dyshohet se shkak i tij mund të ketë qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.