Aksidenti, hyrje "vrasëse" e Safety Car
Del nga bokset, duke ecur shumë ngadalë dhe përplaset me një BMV. Kjo ka ndodhur gjatë një gare për Botërorin e "Turizmit VTÇ", në cirkuitin francez të Pau. Një pistë urbane, ku veturat garojnë pa pasur mundësi për t‘u shmangur, prandaj aksidentet janë të shpeshta. Pas një nisjeje të qetë, gara ndizet dhe janë të shumta makinat e dëmtuara, që qëndrojnë për shumë kohë në pistë. Komisarët vendosin për të futur në pistë "Safety Car" (makinën e sigurisë). Kjo makinë, ndoshta drejtohet nga një pensionist, sepse del nga bokset ashtu si dilet nga parkimi, pasi ke bërë pazar në supermarket. Pret keq rrugën dhe përplaset me një BMV, që po vinte me shpejtësi. Gara pezullohet.