E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso: Te Ferrari kujtohesh përgjithmonë

Fernando Alonso nuk ka dyshime. Ferrari është marka kryesore në Formula 1, por edhe në botën e makinave të shpejtësisë së lartë. Spanjolli ka folur rreth së ardhmes, duke mos e fshehur dëshirën për t‘u bërë pjesë e "kokëkuqes". "Çdo pilot kur ka qenë i vogël ka koleksionuar modele makinash dhe Ferrari kishte një vlerë të veçantë për botën tonë. Ajo është një skuderi luksi. Nëse garon aty, të mbajnë mend përgjithmonë", deklaroi spanjolli dy herë kampion bote. "Personalisht më pëlqen të ngas makinat më të mira dhe Ferrari ka treguar se absolutisht qëndron në krye, duke fituar tetë nga dhjetë kampionatet e fundit. ‘Kokëkuqja‘ është një skuadër që të jep garanci".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›