Maldini, i sigurt: Unë, kurrë trajner
Edhe dy ndeshje dhe më pas do të marrë pushimet. Por ende nuk mund të thuhet përfundimisht. Paolo Maldini ka kohë për të vendosur nëse Fiorentina-Milan më 31 maj do të jetë ndeshja e lamtumirës së tij. Kapiteni kuqezi dëshiron të largohet nga futbolli pas një ndeshjeje të vërtetë. Me siguri nuk do ta shikojmë në fushë, por as në pankinë. Maldini është rrëfyer për "France Football". "Zanati trajnerit i bashkon të gjitha gjërat, që nuk më pëlqejnë nga futbolli, prandaj nuk besoj se do të bëhem ndonjëherë trajner. Për të ardhmen do të vendos më pas, por do të varet nga ofertat".