Aksidenti i Himarës, dy vajzat ende në koma në Austri

“Gjendja shëndetësore e dy vajzave të plagosura nga aksidenti në Himarë, Florije Peci dhe Eriselda Gubere, që u dërguan ditën e djeshme në Austri, është e njëjtë, nuk është përkeqësuar. Ndërsa Eriselda Gubere vazhdon të jetë në koma, sot do të bëhet një provë zgjimi, që është tregues pozitiv për ecurinë e saj të mëtejshme, ndërsa për Florije Pecin do të bëhet një provë zgjimi ditën e nesërme”, njoftoi sot nga Spitali Ushtarak mjeku Luan Nikollari.
Ai tha se “ka një interesim të madh të komunitetit të Kosovës në Vjenë, u qëndrojnë pranë, ndërsa njoftohet që do të lidhen dhe me familjarët që të shkojnë pranë fëmijëve të tyre dhe të qëndrojnë pranë këtyre familjeve. Shpresojmë që gjendja e tyre të shkojë sa më mirë".
Ndërkohë, sot kanë dalë nga reanimacioni 6 vajza të tjera të mbetura të plagosura në aksidentin tragjik të Himarës, duke u përmirësuar kështu djeshëm, teksa një vajzë e ka lënë përfundimisht spitalin duke u rikthyer në banesë. "Gjendja e vajzave është e stabilizuar, është e mirë, është jashtë rrezikut për jetën dhe nuk do të kenë probleme invaliditeti për të ardhmen. Shpresojmë, në rast pas rasti në javët që vijnë ato të shkëputen nga spitali”, tha mjeku. /Start/
2012-05-25 15:17