Nënat që “transmetojnë” virusin HIV fëmijëve

Të dhënat u bënë të ditura sot nga Instituti i Shëndetit Publik, ku u bë me dije gjithashtu, se vitin e kaluar një grua shtatzënë me HIV pozitiv, ka arritur të lëndë fëmijën e saj pa e transmetuar virusin.
“Janë 26 fëmijë HIV pozitiv aktualisht, 20 prej të cilëve e kanë marrë virusin nga nëna në lindje dhe 6 përmes transfuzionit të gjakut”, tha Marjeta Dervishi nga Programi Kombëtar i HIV/AIDS, në Institutin e Shëndetit Publik. Ndërkohë, nga monitorimi "Parandalimi i transmetimit të HIV nga nëna tek fëmija në Tiranë, përmes rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës dhe fuqizimit të kësaj popullate për përdorimit e shërbimeve ekzistuese për kujdesin ndaj HIV”, rezulton se ka rritje të informacionit dhe ndikimi është pozitiv.
"Rekomandohet që donatorët të vazhdojnë mbështetjen e këtyre ndërhyrjeve, përderisa rezultatet tregojnë se sa më të ekspozuar të jenë njerëzit ndaj informacioneve të qarta, të thjeshta, të përthithshme ndaj tyre, aq më të predispozuar janë ata të ndryshojnë qëndrim dhe të ndërmarrin veprime për parandalimin e HIV nga nëna tek fëmija", tha prezantuese e projektit, Altina Peshkatari. Sipas Institutit të Shëndetit Publik janë 513 raste të identifikuara me HIV pozitiv, 70 % e të cilëve meshkuj dhe 30 % femra. /Start/
2012-05-25 15:34