E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Të ndërpritet dialogu Kosovë- Serbi

Bruksel- Bashkimi Evropian ka kërkuar ndërprerjen e djalogut mes Kosovës dhe Serbisë, deri në momentin që kjo e fundit të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Sipas të përdtishmes Zëri një zyrtar i lartë në BE ka kërkuar mosvazhdimin e dialogut, por sipas tij gjithçka është në dorën e Kosovës.

Bashkimi Europian ka përkrahur idenë që të mos ketë marrëveshje të ardhshme mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Për të ardhur deri te marrëveshjet e reja, Beogradi duhet ti zbatojë marrëveshjet që janë arritur më herët. Prandaj, mosvazhdimi i dialogut nuk është një vendim direkt dhe i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës, por është vendim i përbashkët i Kosovës dhe Bashkimit Evropian, deklaroi për gazeten Zëri- ka deklaruar ai.

Më tej ai ka thënë se sapo të krijohet qeveria e re serbe do të tentohet nga Bashkimi Evropian që të nxitet për të zbatuar marrëveshjen me Kosovën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›