E Shtunë, 31 Tetor 2026

BEDËR, konferencë ndërkombëtare për Gjuhën dhe Letërsinë

Në konferencë studiues dhe akademikë nga Shqipëria, Turqia, Kosova, Maqedonia dhe Azerbajxhani kanë referuar mbi tema të cilat fokusohen në aspektet e përbashkëta në kulturën e dy popujve. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm  akademikë, historian, studiues të gjuhës dhe kulturës, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe të ftuar të tjerë.

Kryetari i Konferencës, njëkohësisht dhe përgjegjës i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Turke, Dr. Adem Ballaban, shprehu bindjen se organizimi i kësaj konference në Shqipëri, është një mundësi për studiuesit e kulturës, gjuhës dhe historisë, që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca në disiplina, tradita dhe perspektiva të ndryshme. “ Synimi i konferencës evidentimi i aspekteve të ndryshme në të dy kulturat, duke e parë “të ndryshmen” si një pasuri dhe mundësi bashkëpunimi dhe jo si një element ndarës”, tha Dr. Balaban.

Ndërkohë, rektori i Universitetit Hëna e Plotë BEDËR, Dr. Ferdinand Gjana theksoi se “pjesëmarrja e studiuesve të disiplinave shoqërore në këtë konferencë dhe larmia e kumtesave dhe dimensionit akademik do të jenë një kontribut në aspektin shkencor dhe informativ, dhe do të evidentojë  ato vlera që me kalimin e kohës krijuan një marrëdhënie të ngushtë në popull dhe që kjo marrëdhënie u pasqyrua edhe në jetën e përditshme, zakonet, traditat, mënyrën e jetesës, duke  krijuar kështu pika të përbashkëta”.

Në ceremoninë e hapjes përshëndetën Gjithashtu edhe Rektori i Universitetit të Prizrenit, Prof. Dr.  Mazllum Baraliu, Rektori i Universitetit Epoka, Prof. Dr. Hlalil Murat Ozler si dhe Sekretari i Parë i Ambasadës së Turqisë, z. Mustafa Uludag.  Rektori i universitetit të Prizrenit, u ndal në nevojën e vazhdimit të bashkëpunimeve mes universitete në Shqipëri dhe atyre që ndodhen në Kosovë duke theksuar se ky bashkëpunim do të hapte mundësi të reja në aspektin  projekteve  kërkimore-shkencore.  /Start/

                                                                                             2012-05-25 16:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›