Shpalosen prioritetet e drejtimit të KiE-së

"Shqipëria ka çmuar gjithmonë rёndёsinё e veçantë tё dimensionit parlamentar tё KiE-sё nё forcimin e institucioneve demokratike, promovimin e pluralizmit politik dhe respektin për të drejtat e njeriut dhe shtetit të së drejtës", tha Haxhinasto.
Ai vlerësoi kontributin e ofruar nga Asambleja në drejtimin dhe forcimin e procesit të demokratizimit në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, përfshirë Shqipërinë.
"Shqipëria dhe Asambleja Parlamentare e KiE-sё ndajnё njё histori tё gjatё bashkëpunimi tё ngushtë dhe tё suksesshëm. Prej vitesh, delegacioni parlamentar i Shqipёrisё kontribuon aktivisht nё nxitjen e dialogut ndёrparlamentar nё shtetet anëtare të KiE-së", theksoi ministri Haxhinasto. Forcimi i i dialogut dhe ndërveprimit ndërmjet Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit të Ministrave, do të jetë një tjetër prioritet kryesor i presidencës 6 mujore nga Shqipëria.
Takimi vijoi me një seancë pyetjesh dhe përgjigjesh ku z. Haxhinasto shkëmbeu mendime me parlamentarët mbi trajtimin e tematikave të ndryshme, si respektimi i pakicave kombëtare, trajtimi i çështjes së Kosovës gjatë presidencës sonë, promovimi i rolit të bashkëjetesës fetare nën moton tonë "Të bashkuar në diversitet", etj. /Start/
2012-05-25 15:11