E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth takon Ramën: Kodi Zgjedhor i shkëlqyer

Pas bisedës, ai u shpreh se një klimë dialogu midis palëve dhe se priste që palët të përmbyllnin me sukses reformat e nisura.

Wollfarth u shpreh se Kodi i ri Zgjedhor është i shkëlqyer. "Drafti i kodit zgjedhor, i përpiluar tashmë, përbën një akt të shkëlqyer dhe nevojitet vetëm një hap final, i fundit për t'u ndërmarrë në nivel politik, pasi deri tani është bërë një punë mjaft konstruktive", tha kreu i OSBE-së.

Lidhur me zgjedhjen e presidentit, shefi i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, u shpreh se sheh një nivel të madh konstruktiviteti për të pasur një president konsensual. “Unë shoh linja të rëndësishme dialogu midis udhëheqësve politik. Dhe unë do të thosha që këtë dialog e shoh si shumë konstruktiv dhe thjesht pres që të shoh një proces të hapur dhe konstruktiv”, theksoi ai. Kuvendi nisi sot procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, ku data 30 maj u caktua seanca e parë për të votuar kandidaturat për kreun e ri të shtetit. /Start/

                                                                                             2012-05-24 11:07
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›