E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti i Trebickës, nën 40 km/orë shpejtësi

Ekspertiza II

Ekspertët shqiptarë dorëzojnë në Prokurorinë e Korçës raportin për vdekjen e Kosta Trebickës. Hetimet drejt mbylljes

KORÇË- “Kosta Trebicka vdiq në makinën që lëvizte me 40 km/orë”. Kështu janë shprehur specialistët shqiptarë të aksidenteve, të cilët kanë dorëzuar dhe aktin final pas krontrollit autoteknik të mjetit. Konkluzioni i tyre flet gjithashtu për një vdekje aksidentale të Kosta Trebickës. Të paktën ky është përfundimi në mënyrë të përmbledhur në të cilin kanë arritur edhe ekspertët shqiptarë që këqyrën mjetin gati tre javë më parë, duke dalë gati në përfundime të njëjta si eksperti amerikan Kevin Teter. Ekspertët shqiptarë autoteknikë kanë kryer aktin e tyre të kontrollit, duke e dorëzuar atë pranë grupittë hetimit në Prokurorinë e Korçës, ndërkohë që organi iakuzës në juglindje është duke përpiluar dhe konkluzionet përfundimtare për këtë ngjarje, duke e cilësuar atë tashmë plotësisht si një aksident automobilistik. Duke iu referuar burimeve të mirinformuara, pranë grupit hetimor në Korçë që heton vdekjen e Kosta Trebickës pas ngjarjes së 12 shtatorit, mësohet se iu është dorëzuar nga dy ekspertët shqiptarë të aksidenteve automobilistike akti përfundimtar i kontrollit autoteknik, ku specialistët e fushës kanë kryer matjet dhe përllogaritjet e tyre duke dhënë dhe një versionpërsa i përket shpejtësisië me të cilën lëvizte makina, pak para ngjarjes fatale.

Sipas të dhënave të këtij akti ekspertimi, mësohet se ekspertët shqiptarë kanë shprehur se shpejtësia me të cilën lëvizte mjeti ishte mjaft e ulët. Për këtë argumet, ekspertët shqiptarë bëjnë të ditura të njëjtat burime pranë prokurorisë së Korçës e kanë lënë të hapur diskutimin duke pohuar se shpejtësia e mjetit ishte më pak se 40 km në orë. Ndryshe nga eksperti amerikan që e ka lënë enigmatike shpejtësinë, duke mos u shprehur për të, ekspertët e aksidenteve automoblistike në juglindje e kanë përllogaritur atë, ndërsa sipas tyre ndonëse shpejtësia e mjetit ka qënë shumë e ulët nuk është mundur të shmanget aksidenti dhe më tej akoma vdekja e drejtuesit të mjetit tip Nisan Patrol Kosta Trebicka që udhëtonte në të. Në këtë ekspertizë, ndër të tjera, thuhet se manovrimi i menjëhershëm i makinës me një lëvizje të shpejtë të timonit në krahun e majtë ka ardhur për pasojë e një elementi të jashtëm, që mesa duket i ka prerë rrugën makinës së Trebickës në segmentin rural Voskopojë-Lekas. Madje ekspertët janë të mendimit se mund të ketë qenë qeni i biznesmenit që dyshohet t’i ketë prerë rrugën, ose ndonjë kafshë që ai ishte duke gjuajtur, ajo që e ka detyruar të bëjë një manovrim të shpejtë duke prerë timonin majtas, por duke provokuar në këtë mënyrë dhe saltot e mjetit në ajër, duke shkaktuar vdekjen e Kosta Trebickës.

Edhe specialistët shqiptarë janë të mendimit duke e shprehur atë në mënyrë shkencore se viktima ështëmarrë poshtë nga makina duke e shtypur, gjë që e ka çuar atë drejt vdekjes së sigurt. Ndonëse hipotezat dhe dyshimet për vdekjen tragjike të biznesmenit kanë qenë të shumta, duket se vdekja më misterioze e këtij viti në Shqipëri nuk ka qënë e tillë për ekspertët shqiptarë autoteknikë, të cilët janëtashmë tërësisht të sigurt se 50 -vjecari, dëshmitar i rëndësishëm i drejtësisë ka mbetur i vdekur gjatë një aksidenti fatal dhe jo nga ndonë arsye tjetër. Duke iu referuar të njëjtave burime pranë organit të akuzës saktësohet gjithashtu se ekspertët në fjalë nuk saktësojnë mënyrën se si mjeti ka mbetur i ndezur dhe në afolio, argument që nuk ështësqaruar gjithashtu edhe nga vetë Kevin Teter i cili gati tre javë më parë ka qënë prezentnë Korçë madje dukeparë dhe vendin e ngjarjes,ndonëse ishte prishur skena e saj dhe ishte larguar aty dhe mjeti. Prokuroria e Korçës është duke hartuar konkluzionet e saj përfundimtare të hetimit, ndërsa duhet shtuar se pista e vetme zyrtare e saj për vdekjen e Kosta Trebickës ishte ajo e një aksidentitragjik, duke mos patur qoftë edhe në mënyrë hipotetike një tjetër pistë si ajo e një vrasjeje të qëllimshme për të eleminuar një nga denoncuesit e trafikut të armëve nga Shqipëria drej Afganistanit.

TABULATET

Telefonuesit e ditës së fundit, të gjithë të njohur të Trebickës

TIRANË- Prokuroria e Korçës, pas 31 ditësh hetim zbardh të gjitha tabulatet telefonike hyrëse dhe dalëse të biznesmenit Kosta Trebicka, i cili u gjet i vdekur mesditën e 12 shtatorit në rrugën mes fshatit Lekas dhe Voskopojë të rrethit të Korçës. Sipas burimeve zyrtare nga organi i akuzës konfirmohet se me përfundimin e raporteve të akt-ekspertimeve auto-teknike të përpiluar nga një ekspert amerikan dhe dy shqiptarë, kompanitë e telefonisë lëvizëse kanë sjellë të gjitha thirrjet telefonike hyrëse dhe dalëse nga telefoni i gjetur pranë trupit të Trebickës pak minuta pas aksidentit. Sipas akuzës, asnjë telefonatë e dyshimtë nuk është kryer në drejtim të telefonit të biznesmenit Trebicka gjatë javëve të fundit dhe ditës kur ai është gjetur i vdekur. “Nga verifikimi i tabulateve telefonike është vërtetuar se të gjithë thirrjet hyrëse dhe dalëse ishin të identifikuara në telefonin e Trebickës me emër dhe mbiemër. Të gjithë këto telefonues janë pyetur dhe rezultojnë të kenë njohjet familjare ose shoqërore me biznesmenin Kosta Trebicka”,-thanë burimet e prokurorisë. Sipas tyre, edhe veprimet hetimore kanë rezultuar se asnjë nga këto personat që kanë komunikuar gjatë javës së fundit me Trebickën nuk kanë pasur ndonjë konflikt me të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›