E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e incestit, pranga 40-vjeçarit

Një 40-vjeçar arratiset të bashkëjetojë me vajzën e xhaxhait. Arrestohet nga policia në shtëpinë e re

TIRANË- Braktis bashkëshorten dhe familjen për të bashkëjetuar me vajzën e xhaxhait, arrestohet nga policia. Historia e incestit mes dy kushërinjve të parë kishte filluar dy vjet të shkuara, ndërsa vetëm tre javë më parë, këtë lidhje e ka mësuar familja e vajzës, e cila e ka kundërshtuar ashpër. Kjo gjë ka detyruar dy kushërinjtë e dashuruar të arratisen për të jetuar bashkë. Lidhja në gjini ka për protagonistë 40-vjeçarin Xhemal L. dhe vajzën e xhaxhait të tij 21-vjeçare. Dy ditë më parë, lidhja e tyre ka përfunduar pas ndërhyrjes së policisë së Tiranës e cila ka gjetur çiftin në një banesë në periferi të Tiranës dhe ka arrestuar 40-vjeçarin. Ky i fundit, akuzohet për veprën penale të “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini ose kujdestari”.Rreth dy vjet më parë, 40-vjeçari Xhemal L. i martuar dhe me fëmijë krijon një lidhje intime me vajzën e xhaxhait të tij 21-vjeçe e cila banonte pak metra larg banesës së tij. Për dy vjet me radhë, dy kushërinjtë kanë mundur të mbajnë të fshehtë lidhjen. Por tre javë më parë, prindërit e 21-vjeçares kanë mësuar lidhjen e tyre, duke reaguar ashpër. Babai i vajzës ka tentuar të shkëpusë vajzën nga djali i vëllait të tij. Megjithëse lidhja e tyre është diktuar nga familjet dhe është kundërshtuar prej tyre, kjo gjë duket se nuk i ka penguar kushërinjtë të “arratisen”. Mësohet se 40-vjeçari është larguar nga banesa e tij duke lënë bashkëshorten dhe dy fëmijët dhe ka marrë një banesë me qira në Pezë-Helmes të Tiranës për te jetuar me vajzën e xhaxhait, por ndërhyrja e policisë e ka çuar në pranga.Largimi nga banesa i dy kushërinjve ka detyruar babanë e vajzës të kërkojë ndihmën e policisë. Ai ka kryer kallëzim penal duke vënë në lëvizje policinë për të gjetur çiftin e “arratisur”. Efektivat e komisariatit të policisë nr.6, mundën të lokalizonin vendndodhjen e dy personave dhe ka kryer shoqërimin e tyre. Ata kishin marrë një banesë me qira në periferi të Tiranës pasi lidhja e tyre ishte kundërshtuar nga të dyja familjet. Ndërkohë që specialistët e Seksionit të luftës kundër Krimeve Seksuale dhe Lirisë së Personit pranë policisë së Tiranës kanë marrë në pyetje dy kushërinjtë. Burime nga policia thanë se në deklaratën e saj, 21-vjeçarja tregoi se ishte larguar me dëshirën e saj dhe e donte djalin e xhaxhait ndërsa ka shtuar se nuk ishte kërcënuar asnjëherë prej tij për të kryer marrëdhënie seksuale. Por pavarësisht deklaratës së çiftit, policia ka reaguar duke kryer arrestimin e 40-vjeçarit, pasi ka konsumuar veprën penale të “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me persona në gjini ose kujdestari”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›