Kapet 16 vjeçarja, iku prej 5 muaj nga shtëpia
Pogradec- Është larguar që më 2 qershor nga banesa e saj në fshatin Verdovë të Pogradecit dhe vetëm sot është bërë i mundur ndalimi i saj. 16-vjeçarja u gjet në qytetin e Kukësit, ndërsa policia po heton për shkaqet që e bënë adoleshenten të linte shtëpinë dhe të udhëtonte drejt qytetit verior.
Mirela mësohet se është larguar me dëshirën e saj nga shtëpia. Pas denoncimit të vëllezërve forcat e policisë janë vënë në kërkim të saj duke njoftuar gjithë komisariatet e vendit dhe duke vënë në dispononin fotografinë e saj. Ajo u kap në qytetin verior të Kukësit pesë muaj pasi kishte lënë shtëpinë. Ndërsa ende nuk dihet se kush e ka shoqëruar dhe për çfarë motivesh ajo ka ikur nga banesa e saj.