E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fazlliç, ortak me kreun e BG&R në tokat e Porto-Romanos

Dokumentet që vërtetojnë se dy lobistët e kryeministrit Berisha kanë 40% të aksioneve në kompaninë "Rompetrol Albania"

TIRANË- Dy miqtë e kryeministrit Berisha, të cilët i organizuan fushatën elektorale në vitin 2005, janë ortakë në kompaninë që ka blerë toka në Porto Romano. Së fundmi, janë zbuluar dokumente nëpërmjet të cilave bëhet me dije se si DamirFazlliç, ashtu edhe presidenti i kompanisë BG&R, Eduart Roxhers, zotërojnë 40% të tokave në Porto-Romano, ku është planifikuar të ngrihet një park i madh energjitik.Bëhet fjalë për kompaninë “Rompetrol Albania”, e cila posedon pasuri të paluajtshme në Porto Romano, të cilat i ka blerë me çmim të lirë, para se të merrej vesh projekti i qeverisë.

Dokumentet

Damir Fazlliç dhe Eduard Roxhers, dy lobistët e kryeministrit Berisha,rezultojnë të përfshirë në biznesin e karburanteve. Në bazë të dokumentacioneve rezulton se firma e krijuar në Qipro më 20 mars të vitit 2007nga Fazlliç dhe Eduard Roxhers, “Kelena L. T. D ka 40 për qind të aksioneve me kompaninë“Rompetrol Albania” sh. a.Pikërisht nëpërmjet kësaj kompanie, Fazlliç ka mundur të sigurojë sipërfaqe të tëra toke në Porto Romano, vend në të cilën qeveria ka parashikuar ndërtimin e Parkut Energjitik. Duket se dyshimet për evasion fiskal apo edhe pastrim parash kanë detyruar prokurorinë të lëshojë dhe urdhrin për bllokimin e aseteve të biznesmenit Damir Fazlliç në këtë zonë të vendit. Megjithëse kryeministri u mundua dje të mbronte mikun e tij boshnjak, duke kërkuar edhe hetim ndërkombëtar për të, dokumentat kompromentojnëveprimtarinë e Fazlliçit në Shqipëri, ku ligjërisht është i përfaqësuar nga studioja ligjore evajzës së kryeministrit. Siç rezulton nga dokumentet hipotekore, Fazlliç ka blerë disa hektarë tokë në Porto Romano në emër të kompanisë “Crown Acquisitions”. Kjo kompani rezulton ligjërisht e shitur tek “Altaria Research Limited” më 20 qershor të 2007, por në emër të saj, blerja e tokës është regjistruar më 1 gusht 2007. Administratore e kompanisë qipriote është avokatja Flutura Kola, bashkëpronare në studio me Argita Berishën.

Kompania tjetër që hedh dyshime se miqtë e Berishës kanë hesape për të larë me Tatimet në vendin tonë është “Kelena LTD”, e cila përfaqësohet nga Damir Fazlliç, si aksionere 40 për qind e “Rompetrol”-it, ndërsa bashkëpronar në të është presidenti i BG&R, Eduart Roxhers.Firma “Rompetrol Albania” sh. a., u krijua si pasojë e bashkimit të aksioneve të “Rompetrol Group” NV me “Kelena” me seli në Limasol të Qipros. Sipas prokurës me Nr. 610, firma “Rompetrol Albania” do të përfaqësohej pikërisht nga “Rompetrol Group” NV me 60 për qind të aksioneve dhe “Kelena”, me 40 për qind të aksioneve.

Pra, në Porto Romano deri tani kemi dy kompani që janë të njëjtët njerëz, “Croën Acquisitions”, me pronar “Altaria Research Limited” dhe “Rompetrol Albania” sh. a., me ortak “Kelena LTD” dhe “Rompetrol Grup NV”.

Porto-Romano

Berisha: Koncensionin e trashëgova nga Nano

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha sulmon prokurorinë për ngrirjen e tokave të Fazlliç në Porto Romano, duke tentuar të bindë se kontratën për Parkun Energjitik në këtë zonë e kishte trashëguar nga Nano. “Unë trashëgova një kontratë koncensioni nga paraardhësi im Fatos Nano, që i kishte dhënë një grupi të drejtën për të ndërtuar park energjetik, pompim. Unë u qëndroj kontratave, kam anuluar vetëm një kontratë që kurrsesi nuk mund ta pranoja sepse ishte me shumë pabarazi, pavarësisht se të pëlqejnë apo s`të pëlqejnë, shteti është shtet. Pala tjetër filloi presionet duke pretenduar se ka ekskluzivitet. Për hir të së vërtetës, Fatos Nano nuk i kishte dhënë ekskluzivitetin. Një nga frazat e mia standarde absolute është se “unë ekskluzivitet nuk njoh”-tha Berisha dje për TEC-in që pritet të ndërtohet mbi tokat e blera për pak para nga Fazlliç. „Vijmë tek problemi i dytë; pa urdhër çohet një shkresë ku i kërkohet Hipotekës t`i bllokojë pasuritë. U shpërndahet një shkresë 20 agjencive. Deri këtu do e zgjidhë vetë zoti Fazlliç, ky vend ka gjykata, por bllokimi për llogari të mafias tëpasurive të dy firmave të një kompanie që ka mbi 30 milionë euro investime në vazhdim që në mënyrën më absolute nuk i ka një borxh kësaj qeverie, qeverisë së mëparshme apo askujt, është një nga simbolet e suksesit të biznesit shqiptar, një nga partnerët më të besueshëm të biznesit ndërkombëtar dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare, është gjëja më e rëndë, më e papranueshme“,-ka thënë Berisha gjatë mbledhjes së grupit të PD-së, duke marrë hapur në mbrojtje mikun e tij Fazlliç e duke bërë presion të hapur ndaj prokurorisë që po e heton atë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›