E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti i merr jetën një 12-vjeçareje

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme, në vendin e quajtur Rrashbullit, rreth 4 km larg qendrës së qytetit bregdetar, ku ka humbur jetën Briselda Demi, 12 vjeç, e cila po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Fëmija është goditur nga një automjet tip fuoristradë. Ekspertë të qarkullimit shkuan në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Për ngjarjen është marrë në pyetje edhe drejtuesi i automjetit, E. Çela, 32 vjeç, nga Durrësi. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-24 15:52
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›