Mbi 30 mijë maturantë mbyllën sot shkollën

Viti shkollor 2010-2011 përfundoi për këtë kategori nxënësish, ndërsa më 26 maj nisin sezonin e Maturës deri më 30 qershor 2011. Më 1 Qershor, maturantët japin provimin e parë, atë të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.
Ky test do të përmbajë 25 pyetje të shkëputura nga programet mësimore. Në 2 orë e gjysmë do të kenë 25 pyetje për provimet e detyruara, që janë përkatësisht Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe matematika dhe do të kenë nga 20 pyetje për provimet me zgjedhje, që janë dy, dhe do jenë 40 pyetje për 4 orë. Është parashikuar të ketë të njëjtën skemë me vitin e kaluar. 13 pyetje me alternativa dhe 12 me zhvillim.
Testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative dhe vlerësohen me 10 pikë dhe 10 pyetje janë me zhvillim, të cilat vlerësohen me 30 pikë. Provimet e detyruara do të zgjasin 2 orë e 30 minuta secila, ndërsa provimet me zgjedhje 4 orë, që nënkupton 2 orë për çdo test.
Kurse për maturantët që do të japin provim të Maturës njërën nga lëndët me zgjedhje, koha është 2 orë. Këta maturantë do ta fillojnë provimin në orën 11.00 dhe do ta zhvillojnë atë në mjedise të veçanta. Vlerësimi i testeve të maturantëve në provimet e Maturës këtë vit do të bëhet në 6 qendra vlerësimi, nga katër që kanë qenë më parë, që më konkretisht janë dy në Tiranë, një në Elbasan, një Shkodër, një në Fier, dhe një në Korçë. Këtë vit, maturantët do të pajisen me Diplomë ndryshe nga vitet e shkuara që janë pajisur me Dëftesë Pjekurie. /S.Lleshi/Start/
2011-05-24 16:18