E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina ka mbi 900 milionë përdorues telefoni celular

Sipas të dhënave të Ministrisë kineze të Industrisë dhe të Informacionit, numri i abonentëve në vendin më të populluar në botë ka kaluar tashmë në 900,39 milionë, nga të cilët 67,57 milionë abonentë përdorin teknologjinë 3G.

“Në tremujorin e parë 2011, industria e telekomunikacioneve kineze njohu një rritje prej 9,4 për qind të xhiros vjetore, e vlerësuar në 308,36 miliardë juanë (47,44 miliardë dollarë)”, vazhdoi ministria duke sqaruar se në janar Kina kishte 870 milionë përdorues telefonash celularë, nga të cilët 52 milionë 3G.

Javën e kaluar, qeveria kineze njoftoi edhe një rritje me 20 milionë numrin e përdoruesve të internetit, duke e çuar atë në 477 milionë./Start/

                                                                                             2011-05-24 18:46
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›