Pakti i ujrave me Greqinë, Meta: Italia nuk ka pretendime
TIRANE- I pyetur nëse Italia ka pretendime në drejtim të marrëveshjes detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ministri i Jashtëm nënvizoi gjatë një konference per mediat se shteti fqinj nuk ka asnjë pretendim në këtë marrëveshje dypalëshe ndërsa shtoi se pika treshe do të vendoset ndërmjet tre vendeve Shqipërisë-Greqisë dhe Italisë.
“Ju e dini që marrëveshja midis Shqipërisë dhe Greqisë është një marrëveshje midis dy vendeve e cila nuk ka efekt për vende të treta. Greqia dhe Italia e kanë zgjidhur prej kohësh këtë problem bilateral, Shqipëria dhe Italia e kanë zgjidhur prej kohësh ndërsa përsa i takon pikës treshe kjo do të vendoset me negociata mes të treja vendeve. Nuk ekziston asnjë problem lidhur me këtë cështje” u shpreh ministri Meta gjatë një konference për mediat.
Ministria e Punëve të Jashtme italiane i dërgoi një letër ambasadës shqiptare në Romë ku kërkohej me insistim që për përcaktimin e kësaj pike të ketë negociata 3 palëshe , ndërkohë që ka ndodhur e kundërta.
(e.n/BalkanWeb)