Aksidenti i trenave në Belgjikë, Berisha ngushëllon homologun belg
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ngushëlloi sot kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës Yves Leterme dhe familjarët e viktimave që humbën jetën nga përplasja e dy trenave në Belgjikë. Në mbledhjen e grupit të PD, Berisha shprehu keqardhjen për aksidentin e rëndë në Bruksel dhe bëri të ditur se ky ka qënë shkaku që kreu i qeverisë belge shtyu vizitën që kishte parashikuar për ditën e nesërme në Shqipëri. “Vizita historike e parashikuar për ditën e nesërme u shty për një ditë tjetër. Ky aksident i sotëm e gjeti kryeministrin belg në Kosovë”, tha Berisha. Nga përplasja mes dy trenave të pasagjereve në Belgjikë rezultojne te vdekur deri me tani 25 persona, shume të tjere janë lenduar, ndersa degjohen zera nga njerez te cilet kane mbetur te bllokuar. Përplasja ndodhi ne jugperendim te Brukselit rreth ores 08:30 ne dalje te stacionit Halle, ne drejtim te kryeqytetit belg. Polciia belge nis hetimet nëse bëhet fjalë për një gabim njerëzor apo një defekt teknik.(d.b/BalkanWeb)