E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu valuator, monedha kombëtare pëson tjetër zhvlerësim

TIRANE- Monedha kombëtare, leku ka pësuar një tjetër zhvlerësim në tregun tonë të këmbimit. Në agjencitë valutore, dollari blihet me 101.6 lekë dhe shitet me 102.1 lekë, ndërsa euro këmbehet me 138.4 lekë në blerje dhe me 139.9 lekë në shitje. Zhvlerësimit i lekut vijon tashmë prej disa javësh dhe është pasojë kryesisht e mungesës së valutës në treg. Rënia e kostos së monedhës kombëtare rëndon klientët e bankave që kanë marrë kredi në euro dhe të ardhurat i kanë në lekë, pasi ata do të paguajnë më shumë, pasi normës së interesit i shtohet edhe kosto e transaksionit. Pasojat e zhvlerësimit të lekut do të ndihen edhe në tregti, pasi pritet rritje e importeve dhe rrjedhimisht, edhe cmimeve në treg. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›