E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, ish-presidenti Meidani në spital

Ish-Presidenti Rexhep Meidani është shtruar mbrëmë rreth orës 22.00 në Kirurgjinë e Qendrës Spitalore Nënë Tereza në Tiranë. Burime nga spitali bënë të ditur për Shekullin se politikani 67-vjeçar është aksidentuar pasi është goditur me forcë nga një biçikletë ose motoçikletë.

Incidenti mendohet se ka ndodhur  në afërsi të banesës së ish-presidentit Meidani. Ai është goditur  nga pas ndërkohë që ishte duke ecur në këmbë. Mjeti ngitej nga një vajzë ose grua, – sipas të dhënave të para.

Ish-presidenti është sjellë në Kirurgjinë e QSUT në mbrëmje vonë me një ambulancë të urgjencës dhe është shtruar në reanimacion.

Sipas mjekëve, z.Meidani ka thyerje dhe frakturë, por fatmirësisht nuk është goditur në kokë. Ai e ka kaluar natën e mbrëmshme në spital, priten sot saktësime rreth gjendjes së tij mjekësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›