E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë ish-presidenti Ramiz Alia

Ndërron jetë në spital ish-presidenti Ramiz Alia. Ai u nda nga jeta në sanatoriumin e kryeqytetit sot në mëngjes, në moshën 86-vjeçare. Alia vuante prej kohësh nga një sëmundje e mushkërive.

Ramiz Alia lindi në Shkodër në 18 tetor 1925. Pas diplomimit në Moskë, ai u bë një nga personalitetet më të rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë, e cila drejtoi vendin nga 1944 deri në 1990. Gjatë kësaj kohe, Alia ushtroi detyra të rëndësishme në krye të partisë dhe të shtetit.

Ndër postet më të rëndësishme të tij janë: Sekretar i Parë i Komitetit Qendror për organizatën rinore (1949-1955), ministër i Edukimit dhe Kulturës (1955-1958), anëtar i Byrosë Politke dhe i  Partisë së Punës për ideologjinë (1961-1985), anëtar i Parlamentit, kryetar i Presidiumit Popullor (1982-1990), Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Punës (1985-1990) kryetar i Këshillit Presidencial në vitin 1991.

Pas zgjedhjeve të para pluraliste në 31 mars 1991, Parlamenti me shumicë deputetësh të Partisë së Punës e zgjodhi Ramiz Alinë President të Republikës më 30 prill 1991. Një vit më pas, zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara në 22 mars 1992 i fitoi opozita dhe Alia dha dorëheqje nga posti tij në 3 prill 1991.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›